Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se portugezi Bernardo Silva ka gjasa të largohet nga ekipi anglez gjatë kësaj vere. Guardiola në një intervistë të hënën, ka thënë se nuk ka dëshirë t’i mbajë në ekip futbollistët e pakënaqur. Më herët është raportuar se Silva ka kërkuar largimin nga City pasi dëshiron të transferohet te Barcelona.
27-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Sezonin e fundit ai shënoi 13 gola dhe asistoi shtatë herë në të gjitha garat për Cityn.
“Unë dua që Bernardo të mbetet me ne dhe e shoh në klub edhe për sezonin e ri. Mirëpo mua nuk më pëlqen t’i mbaj lojtarët e pakënaqur në ekip”, ka thënë Guardiola.
Te Barcelona po e shohin Bernardon si zëvendësim ideal për Frenkie de Jongun, i cili pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit.