Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grushtoi gjyqtarin, futbollisti i Sharrit dënohet me 12 muaj moslojë

Driton Loku, lojtari i KF Sharrit, që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, është dënuar me 12 muaj moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Loku goditi me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes Sharri – Prizren në fundjavë.

“Lojtari i KF ‘Sharri’, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq ( grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj ) moslojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në komunikatën e FFK-së.