Futbollisti i juniorëve të klubit të futbollit Podujeva, Leart Blakqori, është dënuar me gjashtë muaj për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Podujeve – Vëllaznimi e luajtur në kuadër të Superligën e juniorëve. Katër muaj është dënuar edhe zyrtari i Podujevës, Blerim Emini, me arsyetimin se pas ndërprerjes së ndeshjes ka fyer dhe kërcënuar gjyqtarin. Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së u publikuan të mërkurën.
Me tre muaj janë suspenduar edhe trajneri i Istogut Hysni Kabashi dhe zyrtari Enver Hajdi. Kabashi dhe Hajdi vendosën të tërheqin ekipin nga fusha në minutën e 65-të kur rezultati ishte 10:0 në të mirë të 2 Korrikut.
Ndërkohë, Adetunjo Sunday Damilare i Ballkanit u dënua me dy ndeshje për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes Ferizaj – Ballkani.
-
Dënime për zyrtarë të shumtë të klubeve të futbollit
-
Grushtoi gjyqtarin Zeqiri, fizioterapeuti i Malishevës dënohet me gjashtë muaj
-
Shqelmoi lojtarin, Liridon Leci dënohet me dy ndeshje dhe 300 euro
-
Grushtoi gjyqtarin, futbollisti i Sharrit dënohet me 12 muaj moslojë
-
Ballkani me një futbollist më pak në fushë