Përfaqësuesi zyrtar i Drenicës, Granit Koci, është dënuar me tre muaj ndalim pjesëmarrje në çdo veprimtari sportive të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së e dënoi Kocin për kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Drenica – Dukagjini.
Pas përfundimit të pjesës së parë, sipas vendimit, Koci ka fyer gjyqtarët në korridor dhe i ka kërcënuar.
“Nëse nuk fitojmë ti nuk del i gjallë nga Skenderaj”, ishte kërcënim i Kocit sipas FFK-së. Ai ka mohuar këtë.
Për lëshim në organizim të ndeshjes, Drenica është dënuar me 1000 euro.
Edhe
Dënime për Llapin e Gjilanin
Edhe shumë zyrtarë tjerë të klubeve janë dënuar të premten.
Me dy ndeshje mosushtrim të detyrës është dënuar Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Ballkanit, për fyerje ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen me Llapin.
Me dy ndeshje suspendim dhe me gjobë prej 300 euro u dënua edhe ndihmëstrajneri i Ballkanit, Goran Karogllan, “për ofendime ndaj gjyqtarit kryesor”.
Ndihmëstrajneri i Malishevës, Latif Bytyqi, është dënuar për sjellje sportive me dy ndeshje mosushtrim të detyrës.
Drejtori sportiv i Gjilanit, Drilon Sylejmani, është suspenduar për dy ndeshje për sjellje josportive dhe “përdorim të fjalëve më të rënda”.
Edhe
Bashkimi reagon pasi u dënua me plot 7400 euro
Genc Hyseni, drejtori sportiv i Ferizajt, është dënuar me 500 euro, pasi sipas FFK-së, “ai aludonte se gjyqtari i VAR-it Mentor Ajeti ka ardhur me tendencë të dëmtonte skuadrën vendëse” në ndeshjen Ferizaj – Gjilani.
Me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me 2000 euro gjobë është dënuar Liria, për lëshim në organizimin e ndeshjes ndaj Vushtrrisë.