Futbollisti Roland Ndongo është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i ligës zvicerane. Lojtari i Thunit është dënuar për goditje ndaj lojtarit shqiptar, Samir Ramizi.
Ramizi është pjesë e Winterthurit, ndërsa incidenti kishte ndodhur më 6 maj. Për bazë janë marrë pamjet televizive. Në to shihet qartë që Ndongo pas një tollovie të krijuar godet në fytyrë Ramizin.
Ndeshja i takonte kategorisë së dytë helvetike. Goditja e Ndongos nga Disiplinori është vlerësuar e intensitetit të lartë dhe qartë jo lëvizje e natyrshme. Ramizi është ankuar për probleme të vogla në të folur.
Ndongo është nga Kameruni, ndërsa ka edhe shtetësi të Zvicrës. Ka luajtur për U17 të Zvicrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndongo rrezikon suspendimin e gjatë, godet me boks Ramizin
-
Simani suspendohet me katër ndeshje
-
Pasi shënoi për fitore, Ramizi u përjashtua për ngritje të gishtit të mesëm [VIDEO]
-
Mesfushori i Katarit dënohet me pesë ndeshje moslojë në Botëror
-
Goditi kundërshtarin, Abrashi suspendohet për tri ndeshje