Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Grand Prix” i Austrisë mbetet në kalendarin e Formula 1

Formula 1 ka njoftuar të dielën se ka nënshkruar kontratë trevjeçare që gara “Grand Prix” e Austrisë të mbetet në kalendar deri në vitin 2030.

Njoftimi është bërë vetëm disa muaj pasi u nënshkrua kontrata e vazhdimit deri në vitin 2027.

“Gara në Austri mbetet prej më të pëlqyerave nga ngasësit dhe tifozët tanë”, ka thënë presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali.

Austria ishte nikoqire e garës së Formula 1 që prej vitit 1964.