Grand-Prixi i Austrisë do të jetë në kalendarin e Formula 1 të paktën deri në vitin 2027, pasi është vazhduar kontrata edhe për katër vjet tjera.
“Gara sjellë sfidën e përkryer me përzierje të shpejtësisë dhe bukurisë”, është shprehur presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali.
Në fillim të vitit 2022, garën në Austri e fitoi Charles Leclerc i Ferrarit, ndërsa vendin e dytë e zuri Max Verstappen.
Podiumin e kishte plotësuar Lewis Hamilton i Mercedesit.