Charles Leclerc i skuderisë Ferrari e kaloi rivalin për titull, Max Verstappen, tri herë përgjatë rrugës drejt triumfit në “Grand Prix” të Austrisë.
Carlos Sainz ishte afër që të dilte në vendin e dytë, por pati probleme me makinën e tij, kur kishin mbetur edhe 14 xhiro deri në fund të garës. Dhjetë xhirot e fundit ishin të jashtëzakonshme.
Verstappen provoi deri në fund të fitonte, por Leclercu nuk u dorëzua.
Leclerc tani ngushton diferencën e pikëve në 38, me Verstappenin lider, dhe ngjall shpresën për të triumfuar në Formula 1 këtë edicion. Me këtë fitore, Leclerc kalon në pozitën e dytë, mbi Sergio Perezin e Red Bullit.
Vendin e tretë dhe të katërt në garën e Austrisë e zuri dyshja e skuderisë së Mercedesit, Lewis Hamilton dhe George Russell.