Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Uzunit nuk mjafton, Ferencvaroshi humb në shtëpi

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka vazhduar me efikasitet. Ai të enjten mbrëma realizoi gol për Ferencvaroshin hungarez, që po paraqitet në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Por goli i Uzunit nuk ishte i mjaftueshëm për kampionin e Hungarisë. Ferencvaroshi u mposht 3:1 në shtëpi nga Real Betisi, në kuadër të grupit G. Nabil Fekir kaloi në avantazh spanjollët, para se Uzuni të barazonte shifrat në minutën e 44-t.

Fekir shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Henry Wingo shënoi autogol në minutën e 76-të për epërsi të re të Betisit. Fare në fund shënoi edhe Cristian Tello. Ferencvaroshi mbetet pa pikë. Ndeshjen e parë e kishte humbur 2:1 nga Bayer Leverkuseni.