Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni realizon gol në humbjen e Ferencvaroshit

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka realizuar një gol të enjten në mbrëmje, por pa arritur që ta shmangë humbjen e skuadrës së tij.

Ferencvaroshi hungarez u mposht në shtëpi të enjten në mbrëmje nga Celticu skocez me rezultatin 3:2 në Ligën e Evropës.

Uzuni e ngushtoi epërsinë në minutën e 86-të në 3:2 me golin të cilin e realizoi pas asistimit të Ryan Mmaee.

Pas kësaj humbjeje, Ferencvaroshi humb gjasat për ta kaluar fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Artikuj të ngjashëm