Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Myrto Uzuni realizon tjetër dygolësh për Ferencvaroshin

Myrto Uzuni ka realizuar edhe dy gola tjerë për skuadrën e vet në Hungari.

Të dielën, Ferencvaroshi fitoi thellë në udhëtim te Kisvarda në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit hungarez.

Sulmuesi i Shqipërisë i shënoi golat që të dyja në pjesën e dytë. E dyfishoi epërsinë e skuadrës së vet në minutën e 70-të, ndërsa ballafaqimi u mbyll me golin të cilin e realizoi 26-vjeçari në minutën e fundit. Ai e kompletoi këtë ndeshje, ndërsa shkon në kuotën e pesë golave sivjet në ligë.

Ferencvaroshi ka 25 pikë dhe prinë në tabelë bashkë me Pushkash Akademy pas 11-të ndeshjeve të zhvilluara.