Sulmuesi shqiptar vazhdon me gola në Hungari
Myrto Uzuni ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së tij Ferencvarosh ndaj MOL Fehervar me shifrat 3:0.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë të skuadrës së madhe hungareze. Ai shënoi në minutën e 77-të.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 12-të të elitës së futbollit hungarez. Pas kësaj fitoreje Ferencvaroshi mbanë pozitën e parë në renditje me 28 pikë.
Për Uzunin ky ishte goli i gjashtë në kampionat derisa ka edhe dy asistime.