Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjokoviq fiton titullin e katërt të Wimbledonit

Nokav Gjokoviq e mposhti Kevin Andersonin 6-2, 6-2 dhe 7-6, për të fituar Wimbledonin.

Me këtë rast, Gjokoviq ka fituar titullin e tij të katërt të Wimbledonit, transmeton Koha.net.

Tenisti serb është pa sukses në Grand Slam për më shumë se dy vjet, por është rikthyer në formën më të mirë pas fitores ndaj Rafael Nadalit në gjysmëfinale para dy ditësh.

Ndërkaq, kundërshtari i tij Andersoni ka bërë një rikthim të pabesueshëm duke mposhtur Roger Federerin në çerekfinale.

Artikuj të ngjashëm