Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, ka mbrojtur titullin WBF Intercontinental, të shtunën mbrëma në Basel.
Gjergjaj nokautoi në rundin e katërt letonezin Kristaps Zutis, duke shënuar kështu fitoren e 36-të në boksin profesionist (27 KO) karshi tri humbjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjergjaj i dha një të djathtë të fuqishme Zutisit, i cili për disa sekonda mbeti pa ndjenja.
Për Zutisin ishte humbja e katërt në karrierë, karshi 7 fitoreve e dy barazimeve.
Në parameç boksuan edhe dy boksierë tjerë shqiptar. Abnor Jashari mposhti me nokaut në rundin e tretë letonezin Ricards Zarins, duke e shënuar fitoren e tretë nga po aq meçe. Shqipjon Hoti fitoi meçin e katërt në boks profesionist, duke mposhtur me nokaut teknik në rund të pestë boshnjakun Adel Kobilica.