Fadil Vokrri ka disa ditë që është në qendër të akuzave e kritikave nga ish-klubi i tij Prishtina. Por Vokrri të mërkurën ka gjetur mbështetjen e anëtarëve të asaj që njihet si "gjenerata e artë e Prishtinës", shkruan sot Koha Ditore.
Shumë ish-futbollistë të Prishtinës, që bashkë bënë histori gjatë viteve '80 kur me shumë sukses garuan në Ligën e parë federative, në një deklaratë të përbashkët i dolën në mbrojtje liderit të tyre, Vokrri, që tash mban postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Klubi Prishtina akuzoi kryetarin e FFK-së se po punon për ta dëmtuar Prishtinën. E gjitha nisi pas refuzimit të kërkesës nga FFK-ja që ndeshja e fundit kampionale ndërmjet Prishtinës dhe Dritës të luhet në stadiumin e qytetit të Prishtinës, që është në rinovim e sipër.
FFK-ja vlerësoi se stadiumi nuk është i gatshëm dhe se pa u bërë pranimi teknik nuk mund të luhet në të. Njëjtë u deklarua edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) si financuesja kryesore e projektit tetëmilionësh. Por Prishtina gjeti vetëm një fajtor - Vokrrin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Klubi Prishtina fyen Vokrrin, “Plisat” e kërcënojnë
-
Emocione të përziera në tubimin e yjve të Prishtinës
-
Prishtina shpreson ta luajë në “Fadil Vokrri” ndeshjen ndaj Dritës
-
FFK-ja kishte pranuar përgjegjësinë e mirëmbajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, tani kërkon ndihmën e shtetit
-
Akuza e reagime të shumta për gjendjen e fushës në stadiumin e Prishtinës