Presidenti i Gironas, Delfi Geli, ka luajtur përkrah Pep Guardiolas dhe derisa ish-bashkëlojtari i tij është afër të thyejë rekordet në Premier League me pikë të tubuara dhe gola të shënuar si trajneri i Manchester Cityt, klubi katalonjas gjithashtu është në rrugë të mbarë për të shkruar historinë.
Me një ekip në vlerë totale prej 4.6 milionë eurosh - një për qind e shumës totale të gjigantëve si Barcelona e Real Madrid - Girona është ngjitur në pozitën e shtatë në tabelë në edicionin e parë në La Liga, me synim kualifikimin në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm, shkruan Koha Ditore.
"Buxheti ndihmon shumë, por duhet të sigurohesh se çfarë lojtarësh po transferon, nëse dëshiron të krijosh një ekip të fortë dhe të bashkuar. Ne kemi një ekip të balancuar dhe mbi të gjitha kemi krijuar një lojë kolektive që ka befasuar të gjithë këtë edicion në La Liga", ka thënë Geli. "Stafi i trajnerëve e di saktësisht se çfarë virtytesh kanë futbollistët dhe si të nxjerrin më të mirën prej tyre. Në gradualisht po ndërtojmë besimin dhe besojmë në idenë se edicionin tjetër mund të luajmë në garat evropiane".
Girona në pjesën e parë të këtij edicioni ka mposhtur kampionin e Evropës dhe të La Ligas, Real Madridi, kurse në dy ndeshje i ka nxjerrë pikë skuadrës së Atletico Madridit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)