Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerhard Progni, fitues i “Këpucës së Artë”

Gerhard Progni i Gjilanit është golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit të Kosovës, për edicionin 2021-22.

Progni në këtë kampionat arriti të shënojë 23 gola gjithsej me fanellën Gjilanit. Nëntë prej tyre i shënoi nga pika e bardhë.

I dyti në këtë listë mbeti Kreshnik Uka i Drenicës me 20 gola në total. Edhe Uka, pesë prej tyre i shënoi nga pika e bardhë.

Me nga 16-të gola në vendin e tretë dhe të katërt kanë mbetur Ermal Krasniqi i skuadrës kampione të Superligës, Ballkanit, dhe Marko Simonovski i Dritës.

Artikuj të ngjashëm