Skuadra e Genoas e ka blerë sulmuesin David Ankeye dhe mesfushorin Ruslan Malinovskyi.
Ankeye së fundi ishte pjesë e skuadrës Sheriff Tiraspol të Moldavisë.
Nigeriani 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën elitare të Italisë.
Ndërkohë Malinovskyi 30-vjeçar ishte pjesë e Genoas. Por Genoa ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes së kontratës nga skuadra franceze, Marseille.
Mesfushori 30-vjeçar ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 19 ndeshje në Serie A.