Ashtu siç ishte paralajmëruar, Adrien Rabiot, të hënën i është bashkuar Milanit nga skuadra e Marseillet.
Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën e Milanit.
Rabiot 30-vjeçar ishte pjesë e Juventusit për pesë vjet.
Ai u largua nga skuadra italiane verën e vitit të kaluar, ndërsa firmosi kontratë dyvjeçare me Marseillen.
Milani në fund të afatit kalimtar zyrtarizoi edhe transferimin e qendërmbrojtësit David Odogu nga Wolfsburgu për 10 milionë euro.