Futboll

Rabioti i bashkohet Milanit në stërvitje

Raboti

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, i është bashkuar skuadrës së Milanit në stërvitje të enjten pasdite. 

Ai të mërkurën në mbrëmje i përshëndeti tifozët e Marseillet, ndërsa një ditë më pas iu bashkua “kuqezinjve”. 

Pasi i përfundoi me sukses testet mjekësore, Rabiot i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri. 

Konferenca për shtyp e Rabiotit si lojtar i Milanit do të jetë të premten. 

Rabiot do ta mbajë veshur fanellën me numrin 12-të. 

30-vjeçari iu bashkua Milanit për 7 milionë euro, pas largimit nga Marseille. Në të kaluarën si senior, Rabiot luajti edhe te Juventusi, Paris Saint-Germaini e Toulouse.