Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Genoa huazon Vitinhan nga Marseille

Sulmuesi Vitinha është lojtar i ri i Genoas, që garon në Serie A të Italisë. Ai është huazuar nga klubi francez Marseille deri në fund të edicionit aktual me mundësi blerjeje.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 18 ndeshje në Ligue 1 të Francës. Me klubin francez ka kontratë deri në vitin 2027.

Më herët karrierë ka bërë te skuadra portugeze Braga, ndërsa në të kaluarën ka shënuar katër gola në dhjetë paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Portugalisë.

Artikuj të ngjashëm