Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malinovskyi rikthehet në Serie A

Ruslan Malinovskyi është rikthyer në Serie A. Ai të shtunën i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Genoas.

Mesfushori ukrainas është transferuar te skuadra italiane në formë huazimi njëvjeçar, ndërsa Genoa e ka të opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.

Para tetë muajsh, Malinovskyi ishte transferuar në Francë te Marseille, nga skuadra e Atalantas.

“Sky Sport Italia” ka shkruar se transferimi i tij në vitin 2024 mund të bëhet për 10 milionë euro.

30-vjeçari ka realizuar 23 gola dhe 24 asistime në 115 ndeshje në Serie A.

Artikuj të ngjashëm