Mesfushori me tipare sulmuese, Ruslan Malinovskyi, pritet të largohet nga skuadra e Atalantas vitin e ardhshëm.
“Calciomercato” shkruan të premten se ukrainasi ka kërkuar largimin nga ekipi italian në afatin kalimtar të janarit.
29-vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe për këtë arsye po insiston që të transferohet në ndonjë klub tjetër.
Ai këtë edicion ka vetëm dhjetë paraqitje në Serie A, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Malinovskyi ka kontratë me Atalantan deri në fund të këtij sezoni, ndërsa interesim për transferimin e tij tashmë kanë shfaqur ekipet nga Premier League.
Artikuj të ngjashëm