Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami siguron Malinovskyin

Mesfushori me tipare sulmuese, Ruslan Malinovskyi, do të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane “Il Giorno” ka bërë të ditur të premten se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e Malinovskyit, e cila pritet së shpejti të bëhet zyrtare.

Mësohet se për kartonin e mesfushorit ukrainas, Tottenhami do t’i paguajë ekipit italian 15 milionë euro.

Ndërkohë, Malinovskyi pritet të firmosë kontratë afatgjate dhe pritet të jetë përforcim i rëndësishëm për ekipin nga Londra.

29-vjeçari këtë edicion ka një gol e një asistim në Serie A.

Ai është pjesë e Atalantas prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Genku i Belgjikës.