Sport

Tottenhami, favorit për Malinovskyin

Tottenhami ka parakaluar Nottingham Forestin dhe skuadrat e tjera në garën për shërbimet e mesfushorit Ruslan Malinovskyi.

“Football-Italia” shkruan të mërkurën se Tottenhami po konsiderohet favorit për transferimin e mesfushorit ukrainas, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.

Bëhet e ditur se Tottenhami i ka ofruar Atalantas 30 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm.

Malinovskyi është pjesë e Atalantas prej vitit 2019, ndërsa sezonin e shkuar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë, me 10 gola e 7 asistime në të gjitha garat.