Sport

Malinovsky preferon kalimin te Nottinghami

Mesfushori Ruslan Malinovskyi sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në futbollin anglez. “Calciomercato” ka raportuar të martën se ukrainasi po preferon kalimin te Nottingham Foresti përpara Tottenhamit.

Nottinghami tashmë ka nisur negociatat me Atalantan për transferimin e 29-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit. Për shërbimet e Malinovskyit ekipi anglez ka ofruar 25 milionë euro, ofertë të cilën Atalanta do ta pranojë pas kërkesës së futbollistit për t’u larguar.

Malinovskyi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atalantan që i skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa është pjesë e ekipit italian prej vitit 2019. Këtë edicion ai ka një gol e një asistim në shtatë paraqitje në Serie A.