Westt ham Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Ruslan Malinovskyi, raporton “Tuttomercatoweb” të mërkurën. Westt Hami po synon ta bindë Atalantan në lirimin e futbollistit ukrainas në afatin kalimtar të janarit.
Për Malinovskyin, ekipi anglez është gati ta ngrijë ofertën në 30 milionë euro. Westt Hami e pati kërkuar 29-vjeçarin edhe gjatë verës, por Atalanta refuzoi ofertën prej 20 milionë eurosh.
Malinovskyi ka kontratë me Atalantan deri në fund të këtij sezoni, ndërsa deri më tani ka një gol e një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura në Serie A.