Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi interesohet për Malinovskyin

Mesfushori i Atalantas, ukrainasi Ruslan Malinovskyi mund të largohet nga ekipi gjatë janarit për t’u transferuar te Interi.

Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të hënën se Interi po insiston në transferimin e Malinovskyit, i cili është njëri prej lojtarëve kryesor te Atalanta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e tij, Interi ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim.

28-vjeçari këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua Atalantas në vitin 2019 nga Genku dhe ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në verën e vitit 2023.