Mesfushori Matteo Guendouzi i është bashkuar Fenerbahçes nga Lazio, ndërsa kërkon të zërë vend në Përfaqësuesen e Francës para Kupës së Botës.
Fenerbahçe e kërkon titullin e parë në 12 vjetët e fundit, ndërsa ka njoftuar se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i paguar për ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Marseilles është raportuar të jetë afro 28 milionë euro.
Guendouzi ishte pjesë e Francës që luajti në finale të Botërorit 2022 në Katar, por nuk u ftua për Evropianin 2024.
Franca në Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA është në grup me Senegalin, Norvegjinë dhe fituesin e plejofit ku janë të përfshira Iraku, Bolivia dhe Suriname.