Fenerbahçe e ka fituar Superkupën e Turqisë. Feneri të shtunën mbrëma në finale e mposhti Galatasarayn me rezultatin, 2:0.
Matteo Guendouzi debutoi me gol te Feneri. Ai e shënoi golin e parë në minutën e 28-të. Francezi Guendouzi iu bashkua Fenerit të enjten nga Lazio për 28 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e dytë e realizoi mbrojtësi holandez, Jayden Oosterwolde, në minutën e 48-të.
Ky ishte trofeu i dhjetë i Superkupës së Turqisë për Fenerbahçen.
Galatasaray është klubi me më së shumti trofe të fituar të Superkupës me plotë, 17-të.
Të dyja skuadrat janë në garë të ashpër edhe për titullin e kampionit.
Pas 17 xhirove të zhvilluara, Galata është lider me 42 pikë.
Tri pikë më pak ka Feneri një pozitë më poshtë.