Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Geci thotë se lojtarët e Drenicës është vështirë të motivohen

“Rezultatet negative kanë bërë që të jetë shumë e vështirë që lojtarët e Drenicës të motivohen”, ka thënë trajneri Sami Geci, që udhëhoqi skuadrën “kuqezi” pas largimit të trajnerit Bekim Shotani.

Geci me Drenicën e humbi ndeshjen ndaj Malishevës të shtunën, 3:1.

“Të them të drejtën nuk e dimë as ne se çfarë po ndodh pas këtyre rezultateve. Me këto rezultate negative është edhe problem ta motivojmë skuadrën. Ne patëm raste të qindpërqindta të realizojmë, por nuk e patëm qetësinë para portës. Po pranojmë gola shumë të lehtë. Nuk e di ku është problemi. Djemtë po mundohen ta japin maksimumin. Problematika pas gjithë rezultateve është motivimi që nuk po mundemi të vijmë te rezultatet pozitive. Ndoshta ndonjë trajner që do të vijë mund t’i motivojë lojtarët”, ka thënë Geci pas ndeshjes.