Ndihmëstrajneri i Drenicës, Sami Geci ka insistuar se ekipi nga Skenderaj nuk do të dorëzohet në luftën për mbijetesë, pavarësisht humbjes që e pësoi në shtëpi nga Trepça ’89.
Drenica të mërkurën u mposht 2:1 për t’u rikthyer në pozitën e fundit në tabelë me 23 pikë të mbledhura.
Geci pranoi se kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, por në fund shtoi se ky ishte kapaciteti i Drenicës dhe uroi kundërshtarët për fitoren e arritur.
“Ne e filluam mirë ndeshjen dhe shënuam të parët gol, por pastaj nuk arritëm ta mbajmë ritmin dhe erdhën dy golat e Trepçës ’89, të cilët na vunë në presion të madh, gjë që edhe ndikoi në humbje. Sigurisht, se këto pikë do të ishin të rëndësishme për ne, por ne do të vazhdojmë luftën deri në fund pasi ka ende ndeshje”, ka thënë Geci.