Trajneri i Trepçës ’89, Shpetim Idrizi e ka cilësuar të madhe fitoren kundër rivales për mbijetesë, Drenicës në Skenderaj.
Ai ka thënë se përballja ndaj Drenicës ka qenë e vështirë.
“E kemi ditur se do ta kemi një ndeshje të vështirë për shkak se përballë kishim rivalin direkt për mbijetesë. Kemi përgatitur ekipin të mos humb, po arritëm ta fitojmë ndeshjen. Kishim raste në pjesën e parë për ta fituar ndeshjen, por jam shumë i lumtur edhe me këtë fitore. Janë pikë shumë të vlefshme për ne. Kemi punuar shumë me pjesën e sulmit dhe jam i lumtur për golat e shënuar”, ka thënë Idrizi.
Trepça ’89 tani është në vendin e shtatë.
Artikuj të ngjashëm