Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi i gëzohet shumë fitores

Shpëtim Idrizi mori fitore të madhe ndaj Llapit.

Ai me Trepçën ’89 sivjet po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës, por me pikët e plota ndaj llapjanëve, mund të ndihen më komod në javët në vijim.

“Padyshim që kjo fitore e ka peshën e vetë duke e parë gjendjen momentale. Pika ndaj Dritës në xhiron e kaluar i ka dhënë shumë motivim gjithë ekipit. Sot u paraqitëm jo edhe shumë mirë pasi morëm një gol naiv. Megjithatë, ndryshimet në pjesën e dytë dolën të qëlluara, reaguam mirë dhe realizuam dy gola. Morëm tri pikë të mëdha ndaj Llapit”, është shprehur Idrizi.

 

Artikuj të ngjashëm