Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi thotë se kjo disfatë është shumë e rëndë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë pas ndeshjes se disfata ndaj Llapit të shtunën dhemb shumë.

Por pavarësisht disfatës, ai përgëzoi lojtarët për lojë të luftuar në fushë.

“Kjo humbje dhemb shumë sepse patëm rastet tona, si në pjesën e parë, si në pjesën e dytë. Faktikisht, nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara. Normal që jam i kënaqur me angazhimin dhe dëshirën e lojtarëve për 90 minuta. Megjithatë, duhet përmendur se çdo kontakt i joni me kundërshtarin, ishte faull për kundërshtarin. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Na presin dy sfida të vështira, ndaj Ballkanit e Gjilanit, por do të kemi kohë për t’u përgatitur për të dyja ndeshjet”, ka thënë Idrizi.

Artikuj të ngjashëm