Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi i pakënaqur me barazimin: Trepça ’89 humbi dy pikë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin ndaj Llapit.

Ekipi tij barazoi 3:3 ndaj llapjanëve në Mitrovicë. Idrizi ka thënë se Trepça ’89 humbi dy pikë ndaj Llapit.

“E kemi ditur se do ta kemi një ndeshje të tillë dhe të marrsh një barazim është mëkat. Humbëm dy pikë. Na ndodhi e njëjta situatë si në Podujevë. Ato gabime duhet t’i përmirësojmë ndeshjet e ardhshme. Duhet të mundohemi të përmirësojmë disa momente, pra të menaxhojmë lojën pas avantazhit. Kishim rast të bënim 4:2 dhe u ndëshkuam duke marrë një pikë. Rastet që i krijojmë duhet të jemi më konkret. Nëse bazohemi në nëntë xhirot kemi merituar të kemi më shumë pikë”, ka thënë Idrizi.