Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Ferizajt.
Trepça ’89, të mërkurën e mposhti skuadrën e Ferizajt në udhëtim me rezultatin 3:2, ndeshje kjo që i takoi xhiros së 16 në Superligën e Kosovës në futboll.
“E kemi ditur se do të jetë një sfidë e vështirë dhe iu kemi qasur takimit me seriozitetin më të madh, për ta fituar. Këtë ia dolëm, falë angazhimit të madh të lojtarëve që i përgëzoj për atë që treguan në fushë. Është hera e parë që i fitojmë dy ndeshje rresht dhe kjo na jep një stabilitet dhe komoditet për një periudhë. Na mbetet akoma të përmirësohemi pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë Idrizi.
Artikuj të ngjashëm