Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi tregon për problemet që ndikuan në rënien e Trepçës ’89

Trepça ’89 e fitoi ndeshjen ndaj Prishtinës 2:1 në stadiumin “Riza Lushta”, por nuk i mjaftoi për të mbetur në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i skuadrës, Shpëtim Idrizi, tregoi pas ndeshjes se ku qëndroi problemi që mitrovicasit nuk e siguruan mbijetesën.

“Ishte një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh peshën e lojës. Lojtarët ishin të ngarkuar. Pavarësisht asaj, u munduam ta përmbysim rezultatin dhe ia arritëm. Ishte e pavlefshme sepse Ferizaj fitoi dhe na vjen keq për largimin. Shpresojmë që në vitin e ardhshëm të kthehemi. Jo që është justifikim, por edhe fati na ka munguar. Na ka penalizuar largimi i sulmuesit Christian Mba. Nuk është justifikim por ai është ende golashënuesi i tretë më i mirë në ligë edhe pse është larguar. Na u lënduan dy lojtarët kyç me përvojë, Ardian Muja dhe Ahmet Haliti. Nuk i kishim zëvendësimet adekuate për ta dhe erdhi deri te mossuksesi. Më vjen keq edhe për kryesinë sepse na ka qëndruar afër vazhdimisht”, është shprehur Idrizi.