Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi: Ndikoi mungesa e gjashtë titullarëve

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka pranuar dëshpërimin për shkak të humbjes së thellë nga Ballkani. Skuadra mitrovicase pësoi 7:2.

Idrizi ka thënë se ka ndikuar mungesa e gjashtë lojtarëve të përbërjes bazë.

“Mungesa e gjashtë lojtarëve standardë e bëri të veten. Fillimi ishte i mirë, deri te goli i parë. U thyem në golin e parë. U munduam të marrim një pikë me kundërsulme. Është humbje dëshpëruese, por duhet të gjejmë forcë për të vazhduar para. Te goli i tretë përfundoi gjithçka. Të kthehesh prej 3:0 ndaj Ballkanit për të gjitha ekipet tona është gati e pamundur. U munduam të mos pranojmë më gola, por morëm edhe katër gola të tjerë”, ka theksuar Idrizi.

Ai ka thënë se gara do të vazhdohet.

“Objektivi ynë i madh është mbetja në Superligë dhe do të vazhdojmë para. Duhet t’i qasemi ndeshjeve të ardhshme me seriozitetin maksimal. Jo se sot nuk ishte serioziteti, por mungesat e shumta e bënë të vetën”, ka theksuar trajneri mitrovicas.

Edhe Idrizi thotë se pësuan gola nga gabime individuale Sport Idrizi thotë se pësuan gola nga gabime individuale

Trepça '89 po lufton për mbijetesë. Radhitet e teta në tabelë.