Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi: Lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë pas disfatës nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, se futbollistët që ai drejton, duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Ai theksoi se te skuadra mitrovicase nuk funksionoi asgjë.

“Të them të drejtën jo vetëm mbrojtja, por nuk funksionoi asgjë. Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe ishim pak më mirë se Malisheva. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Nuk shfrytëzuam një mundësi që kishim me Gashin dhe më pas asgjë nuk shkoi mirë për ne. Në pjesën e dytë lojtarët ishin të papërgjegjshëm. Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe shfrytëzuan rastet”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes.