Trajner i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, e di se në skuadër mungon eksperienca, por ka shtuar se lojtarët megjithatë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në ndeshje.
“Të themë të drejtën nuk e nisëm mirë ndeshjen dhe me një gjysmë rasti na ndëshkoi Malisheva. U angazhuam në fund të pjesës së parë, njësoj si në të dytën dhe patëm paraqitje më të mirë. Por, u dënuam pas dy shpërqendrimeve. Krijuam shumë por nuk arritëm ta kthejmë rezultatin. Djemtë kanë bërë shumë mirë edhe në ligën e parë. Por, ndoshta lojtarët duhet të mendojnë të marrin më shumë përgjegjësi”, ka thënë Idrizi.