Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi i lumtur me fitoren e parë të sezonit

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e parë të sezonit.

Trepça ’89 të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” fitoi thellë ndaj Drenicës me rezultatin 5:2.

“Të them të drejtën e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ardhur për fitore, e që natyrisht është fitore shumë e rëndësishme. Kemi pasur besim të madh në vete. Kjo fitore vjen si rezultat i paraqitjeve të mira në ndeshjet e para ku na ka munguar fati dhe nuk kemi ditur ta menaxhojmë mirë rezultatin që kemi pasur. Sot kemi dhënë maksimumin dhe i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve.