Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi mund të largohet nga Barcelona

Talenti i skuadrës së Barcelonës, Gavi, është vënë në një situatë të vështirë sa i përket të ardhmes së tij.

17-vjeçari i mesfushës nuk ka arritur marrëveshje me skuadrën nga “Camp Nou” për kontratën e re, edhe pse vetë futbollisti e ka dëshirën të qëndrojë edhe për shumë vite te “blaugrana”. Por, “El Nacional” të shtunën ka raportuar se Paris Saint-Germaini është gati t’i ofrojë kontratë më të mirë sesa Barcelona.

Parisienët e kanë mundësinë t’i shpenzojnë 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e futbollistit që sivjet ka dy asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm