Mesfushori Gavi ka gjasa të mëdha të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të martën.
Bëhet e ditur se te Barcelona janë të detyruar t’i largojnë disa lojtarë për shkak të problemeve financiare. Në mesin e të cilëve është edhe Gavi.
18-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më të talentuar në Evropë, ndërsa tashmë interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Manchester City e Liverpooli.
Dy klubet angleze janë gati të ofrojnë mbi 100 milionë euro për Gavin, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.
Ai në vitin 2021 është promovuar në ekipin e parë të Barçës, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 5 asistime në të gjitha garat.