Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Barcelona të bindur që Gavi do ta vazhdojë kontratën

Gavi - Barcelona

Mesfushori Gavi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Barça është në negociata të avancuara për të nënshkruar kontratë të re me spanjollin.

Te Barça janë të bindur në qëndrimin e Gavit në “Camp Nou” edhe për shumë vjet.

Bayern Munichu është klubi që ka shprehur interesim më të madh për 18-vjeçarin.

Barcelona rrezikon ta humbas njërin prej lojtarëve më premtues, pasi nëse nuk nënshkruan kontratë të re, atëherë Gavi në verën e vitit të ardhshëm mund të largohet si lojtar i lirë.

Nga faqja e specializuar për transferime “Transfermakt”, vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Edhe Bayerni interesohet për Gavin Sport Bayerni interesohet për Gavin

Me Barçn ka zhvilluar 51 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe ka bërë edhe gjashtë asistime.

Gavi ka edhe dhjetë ndeshje me Spanjën dhe një gol të realizuar.