Mesfushori Gavi edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me skuadrën e Barcelonës. Të mërkurën Barça ka njoftuar se me kontratën e re Gavi do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vit it 2026.
Po ashtu, në kontratën e Gavit është përfshirë edhe klauzola e lirimit në vlerë prej një miliard eurosh. Firma zyrtare e Gavit në kontratën e re do të bëhet të enjten në stadiumin “Camp Nou”, ku tifozët do të jenë të pranishëm.
18-vjeçari prej vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Barcelonës dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar. Kontrata e tij e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni. Këtë edicion Gavi ka shtatë paraqitje në të gjitha garat.