Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi do ta rinovojë kontratën me Barçën

Gavi - Barcelona

Mesfushori Gavi së shpejti do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës. Në fakt, COPE ka raportuar të hënën se Gavi është pajtuar me kushtet e ofruara nga Barça dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve është vetëm çështje kohe.

Me rinovimin e kontratës, Gavi do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2027 dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh. Kontrata aktuale i skadon Gavit vitin e ardhshëm dhe te Barcelona kanë bërë të pamundurën për t’ia siguruar trajnerit Xavi Hernandez mesfushorin edhe për disa vjet.

17-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion në ekipin e parë të Barcelonës dhe ishte ndër lojtarët më të preferuar të Xavit. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 46 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm