Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi shpejt me kontratë të re

Mesfushori i talentuar Gavi do ta vazhdoj shpejtë kontratën e tij me Barcelonën.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Gavi do ta nënshkruaj kontratën e re para muajit tetor.

18-vjeçari, të cilit kontrata aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm, do të nënshkruaj kontratë të re deri në vitin 2026.

Gavi këtë edicion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve ka luajtur pesë ndeshje. Ai ftohet rregullisht edhe nga Spanja që nga viti i kaluar.

Me Spanjën në dhjetë ndeshje ka shënuar një gol.