Barcelona po përgatit ofertën e radhës për rinovimin e kontratës me mesfushorin Gavi.
Bisedimet mes lojtarit dhe klubit kanë nisur tash e disa kohë, por nuk është gjetur marrëveshja.
Spanjolli ka refuzuar kontratën e parë të klubit pasi nuk është pajtuar me kushtet e ofruara.
“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë përmirësuar kushtet dhe do të tentojnë ta bindin lojtarin të mbetet në “Camp Nou”.
Kontrata aktuale e 17-vjeçarit me katalunasit skadon në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm