Gavi është pranë arritjes së marrëveshjes për ta nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, raporton “Mundo Deportivo “ të enjten.
17-vjeçari do të ketë kushte të reja, ndërsa parashihet edhe një klauzolë e madhe e lirimit pas interesimit të klubeve të mëdha evropiane. Ndër klubet që ka shprehur më së shumti interesim është Liverpooli.
Mesfushori spanjoll me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro.
Sezonin e fundit, Gavi shënoi dy gola dhe asistoi gjashtë herë në 34 paraqitje për Barcelonën në La Liga.
Artikuj të ngjashëm